Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili ka një rol udhëheqës në negociatat e Teheranit me Uashingtonin, vuri në dukje “përparimin” në bisedimet me SHBA-në, por theksoi se të dy palët janë “ende larg” arritjes së një marrëveshjeje.
“Kemi bërë përparim në negociata, por ka ende shumë dallime. Disa pika themelore mbeten të pazgjidhura”, tha Ghalibaf. “Jemi ende larg” arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, theksoi ai në një intervistë të gjatë në televizionin iranian.
Mohammad Baqer Qalibaf mori pjesë në negociatat e mbajtura më 11-12 prill në Islamabad me delegacionin amerikan, i cili kryesohej nga zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
Gjatë takimeve në kryeqytetin pakistanez, “ne e bëmë të qartë se nuk kemi absolutisht asnjë besim te Shtetet e Bashkuara”, tha Qalibaf. SHBA-të “duhet të braktisin veprimet e njëanshme dhe qasjen shtrënguese që karakterizon qasjen e tyre”, shtoi ai.
Sipas kryetarit të parlamentit iranian, Teherani ra dakord për një armëpushim dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill, duke pranuar propozimin e Uashingtonit. “Ne ishim fitimtarë në fushën e betejës, armiku nuk kishte arritur asnjë nga qëllimet e tij dhe Irani gjithashtu mbajti kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, tha ai. “Ne e pranuam armëpushimin sepse (SHBA-të) i pranuan kërkesat tona”, tha shtoi.