Kryeministrja franceze: Kemi nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash

Franca ka nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash, shpesh të dhunshme, kundër planit të reformës së pensioneve të Presidentit Macron, tha kryeministrja Elisabeth Borne, megjithëse ajo nuk ofroi një rrugëdalje të qartë nga trazirat politike.

Protestat, të cilat filluan si një lëvizje e udhëhequr nga sindikata kundër planit të Macron, kanë ndezur zemërim të gjerë publik kundër vetë Macron, pasi ai refuzoi ta votonte projektligjin e diskutueshëm në parlament.

Edhe pse numri i protestuesve nuk ishte aq sa pritej të enjten, duke sugjeruar se protestat mund të zbhen, plani i reformës së Macron është thëllësisht i papranueshëm dhe nxjerr në pah pozicionin e tij të dobësuar tani që ai nuk ka më një shumicë të plotë në parlament.

“Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos nxitojmë. Duhet ta lëmë situatën të ecë. Vendi ka nevojë për qetësi”, tha Born në një intervistë të botuar sot në Le Monde.

Macron dhe qeveria e tij duan të rrisin moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 në 64, për të shmangur një deficit pensioni. Sindikatat argumentojnë se këto para mund të gjenden në mënyra të tjera.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top