Kryeministri i Maqedonisë: Ato që kanë gabuar do të përgjigjen

Tragjedia në Koçan që i mori jetën 59 të rinjve dhe u lënduaan mbi 155 persona, është ngjarja më e rëndë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Hristijan Mickoski, u shpreh sot pas vizitës që ju bëri të lënduarve në spital, se të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen.

“Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse ata mendojnë se do të përpiqen të luajnë në kartën etnike dhe të bëjnë politikë siç u përpoqën dje, me ato konferencat për shtyp të mesnatës. Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Koçanit sot dha dorëheqjen, por qytetarët kanë marshuar në Koçan dhe në Shkup si shenjë paknaqësie për drejtësinë në vend. Nuk dihet nëse protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e Koçanit. Deri tani janë arrestuar 20 persona si të dyshuar dhe përgjegjës për këtë ngjarje. Në mesin e tyre është edhe ish ministri i Ekonomisë dhe ish drejtori i DPSH-së si dhe një ish skeretare e Ministrisë së Ekonomisë e cila dyshohet se ka dhënë licencë të falsifikuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top