Kryeministri i Kanadasë: Nuk përjashtohet prania e trupave tona në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi të hënën në Kiev se nuk e përjashton mundësinë e pranisë së trupave kanadeze në Ukrainë, si pjesë e garancive të sigurisë që po hartohen aktualisht mes Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nga ana e tij, Zelensky theksoi se prania e ushtarëve të huaj në territorin ukrainas pas përfundimit të luftës me Rusinë do të kishte rëndësi të madhe për vendin.

“Çështja e pranisë, siç thuhet, e ‘këpucëve në terren’ është e rëndësishme për ne”, tha presidenti ukrainas, duke folur krah kryeministrit kanadez, i cili ndodhet në Kiev me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, më 1991. 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top