Kryemadhi: Një motër fucker goditi në kokë Ilir Metën

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka dalë në deklaratë për mediat ku u shpreh se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

Por Kryemadhi shprehet se ajo që e ka indinjuar është deklarata e SPAK pas arrestimit të Metës ku kanë përfshirë 106 mijë euro për ndërhyrje të cilat kanë shkuar për operacionin e fëmijës së saj dhe mamanë Fatime Kryemadhi e cila ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e saj.

“Akuzojnë mamanë time se ka blerë një shtëpi 310 mijë euro. E ka blerë, po mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2010, por në 1953.

Mamaja ime ka qënë mjeke, ka punaur 13 vite me Valentina Leskajn, për Bashkimin e Grave. Ka qenë kryetare e Gruas së Tiranës, bashkë me Fatmir Xhafën.

Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi, bizneset janë të gjitha të dokumentuara, edhe me tatime të paguara

Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Por mund të thëm se “Karma is a bitch”. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë dhe nuk jemi xhelatë të krimit. Nuk kemi shitur as trupin dhe as shpirtin.”

Ajo akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë “rrëmbimit të Ilir Metës nga Policia”, ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve. Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”.

“Patjetër, kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!

S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një moter fucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top