Kryemadhi në konferencë: Jam këtu si Monika, jo si ish-bashkëshortja e Ilir Metës

Deputetja e Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me masën e sigurisë ndaj saj të caktuar nga Gjykta e Posaçme.

Kryemadhi tha se në konferencë ishte si vetë Monika dhe jo si ish-bashkërshortja e Ilir Metës. Ajo e ka cilësuar hetimin ndaj tyre si proces me urdhër politik. Kryemadhi tha se janë marrë në polici qindra të afërm dhe bashkëpunëtorë të saj.

“Pasi kam marrë materialin prej 167 faqesh nga gjykata për masën time të sigurisë. Në thirrjen time në SPAK gjitha pyetjet kanë pasur lidhje me kallëzimin për Erion Veliajn. Kur lexoja materialin shikoja se nuk kisha asnjë përfshirje. Qëkur ka nisur ka qenë një proces politik. Erdhi pas denoncimit tim për inceneratorët. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi jo bashkëshortja e Ilir Metës.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK kur për hir të së vërtetës kam menduar që qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata duhet të ishin korrekt në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme. Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.”, tha Kryemadhi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top