Kryemadhi : Kjo nuk është drejtësia që duan shqiptarët, por propaganda e Ramës

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.

Kryemadhi tha se do të shkojë sot në GJKKO për të kuptuar se kush e ka nxjerrë dosjen, që siç thotë ajo është sekret hetimor.

Ajo u shpreh se drejtësia nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët dhe janë investuar ndërkombëtarët, por është drejtësi e propagandës e Ramës.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për tju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që Monika Kryemadhi është më masë sigurie detyrim paraqitje, ndërsa ish bashkëshorti i saj, Presidenti i PL më masë arrest në burg.

SPAK e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top