Kryemadhi: Gjykata hoqi sekuestron e banesës së mamasë time

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat se, gjykata ka vendosur që të heqë sekuestron ndaj banesës së mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, ndërsa për banesën e saj, do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

‘Banesat ku banoj unë dhe mamaja ime, janë të përfituara në mënyrë të ligjshme dhe sot gjyqtarja për mamanë time, Fatime Kryemadhi akuzohej nga SPAK se pse, kishte marrë një kredi në 2010, sot gjykata ja liroi banesën e saj.

Ndërsa për mua normalisht do të vazhdojë të jetë në sekuestro dhe unë do të vazhdoj të bëjë rekurse.

Unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, që besoj se e dini shumë mirë që akoma nuk ka një zgjidhje. Është një hakmarrje përsa i përket inceneratorit të Tiranës.

Është një betejë ligjore që do durim.

Absolutisht si banesa e imja dhe mamasë, e pranoi dhe prokurori, janë të dyja të përfituara në mënyrë të ligjshme. Unë kam një avantazh se, futem më pa radhë në Gjykatën e Strasburgut se mamaja ime.

Unë e kam marrë me shkëmbim banesën’, tha ndër të tjera deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top