Nuk ka “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për mbështetjen për Ukrainën, ka thënë ministri i Jashtëm francez.
Jean-Noël Barrot tha për BBC se Ukraina mund të lëshonte raketa franceze me rreze të gjatë veprimi në Rusi “në logjikën e vetëmbrojtjes”, por nuk do të konfirmonte nëse armët franceze ishin përdorur tashmë.
“Parimi është vendosur… mesazhet tona për Presidentin Zelensky janë pritur mirë”, tha ai në intervistën me Laura Kuenssberg.
Presidenti francez Macron tregoi gatishmërinë e Francës për të lejuar që raketat e saj të hidheshin në Rusi në fillim të këtij viti. Por komentet e Barrot janë domethënëse, ditët që vijnë pasi raketat me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe u përdorën në atë mënyrë për herë të parë.
Barrot, i cili zhvilloi bisedime me Sekretarin e Jashtëm David Lammy në Londër të premten, tha se aleatët perëndimorë nuk duhet të vënë asnjë kufi në mbështetjen për Ukrainën kundër Rusisë dhe të mos vendosin dhe shprehin vija të kuqe.
I pyetur nëse kjo mund të nënkuptojë edhe trupat franceze në luftime, ai tha: “Ne nuk hedhim poshtë asnjë opsion.”
“Ne do të mbështesim Ukrainën aq intensivisht dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Pse? Sepse është siguria jonë ajo që është në rrezik. Sa herë që ushtria ruse përparon me një kilometër katror, kërcënimi afrohet një kilometër katror më pranë Evropës,” tha ai./tch