Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon mandatin, Gjykata e Lartë: Të vendosë KQZ!

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, duke ia lënë sërish në dorë KQZ fatin e mandatit të tij.

Çështja e ka origjinën në fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, kur kandidati për Bashkinë e Kuçovës dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit. Në të, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritetet gjyqësor në Shqipëri apo në një shtet të huaj, Hajdari, i cili fitoi zgjedhjet nën siglën e Partisë Socialiste i është përgjigjur me “JO”.

Por pak muaj më vonë, drejtësia greke konfirmoi se kryebashkiaku i Kuçovës ka qenë i dënuar, përmes një shkrese dorëzuar me letër-porosi ministrisë sonë të Drejtësisë.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Gjykata e Lartë argumenton se për aq kohë sa KQZ nuk është shprehur me një vendim shterues nëse z. Hajdari preket apo jo nga ligji i dekriminalizimit, atëherë nuk ka çfarë gjykohet.

KQZ e ka lejuar Hajdarin të kandidojë, duke vlerësuar se ai nuk preket nga efektet e dekriminalizimit, por ka qenë Komisioni i Apelimeve në KQZ, KAS, që ka kërkuar që çështja të rihetohet dhe KQZ të dalë me një vendimmarrje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top