Kroacia, e trishtimi i Modric: “Si me Shqipërinë, futbolli ishte i keq me ne”

Penalltia e pritur nga Donnarumma, shpengimi i menjëhershëm për golin e 1-0 dhe befasia e bujshme në minutën e 98′ që e çoi kombëtaren e tij një hap larg eliminimit nga Euro 2024. Kroaci-Itali për Luka Modric ishte një ulje-ngritje emocionesh, por ai që mbizotëron në fund është trishtimi: “Me Kroacinë sot futbolli ishte i pamëshirshëm, i keq. Ashtu si ndaj Shqipërisë duke qenë se e pësuam dy herë në minutat e fundit”. Një goditje e rëndë për ish-fituesin e Topit të Artë: “Do të duhet të rikuperohemi, por mund të jemi krenarë për mënyrën se si mbrojtëm kombëtaren tonë”.

Goli i pësuar në minutën e 98′ shuajti festën e tifozëve në tribunë dhe të Kroacisë që i ishte afruar kualifikimit në fazën e 16 më të mirëve, tashmë i varur në një fije dhe me kombinime të jashtëzakonshme rezultatesh në grupet e tjera: “Na mungoi përqendrimi dhe mprehtësia. Në fazat e fundit të ndeshjes duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe nuk kemi qenë kurrë, as ndaj Shqipërisë. Kundër Italisë meritonim të fitonim – vazhdoi ai në Sky Sport -, por edhe Italia pati disa mundësi. Futbolli kështu është”.

E ARDHMJA
Pothuajse në moshën 39-vjeçare, nuk ka gjasa që Modric të vazhdojë të jetë protagonist në një kampionat evropian me Kroacinë: “Nuk e kam vendosur ende se kur do të ndalem. Rezultati ndaj Italisë ishte i padrejtë, mendoj se e merituam të fitonim, por ky është futbolli. Sigurisht është një nga ndeshjet më të pafat të karrierës sime dhe kjo është një ditë e trishtë për kombëtaren kroate dhe për ne lojtarët”.

Për të ardhmen e tij në kombëtare dhe një Botëror në horizont: “Unë, Brozovic dhe Perisic i kemi dhënë shumë Kroacisë dhe mund të japim ende shumë. Jemi të zhgënjyer, por dhamë gjithçka edhe pse nuk na ndihmoi”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top