Kriza e strehimit në Portugali/ Protestuesit përplasen me policinë, dy të plagosur dhe 55 të arrestuar

Të martën në mbrëmje mijëra në Portugali kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit dhe frenimin e rritjes së çmimeve të pronave. Demonstratat u përqendruan kryesisht në kryeqytetin Lisbonë dhe në qytetin verior të Portos, ku aktivistët kundërshtuan ndërhyrjen e autoriteteve për të çmontuar kampet e tyre.

Policia portugeze ndërhyri në orët e para të së martës për të shpërndarë kampet e ngritura nga protestuesit, duke hequr gjithsej 228 tenda. Gjatë operacionit në Lisbonë, 55 persona u arrestuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, sipas autoriteteve. Në sheshin Rossio, në qendër të Lisbonës, disa protestues krijuan një zinxhir njerëzor për të penguar ndërhyrjen e policisë. Situata u përshkallëzua më pas në përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

“Lisbona nuk është në shitje” dhe “Më detyruan të dal në rrugë për të bërtitur” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e demonstruesve.

Policia portugeze e cilësoi përdorimin e forcës si të justifikuar dhe proporcional, duke argumentuar se disa protestues kishin refuzuar të largoheshin pavarësisht urdhrave të autoriteteve. Edhe Ministria e Brendshme vlerësoi profesionalizmin e efektivëve, duke theksuar se dialogu ishte përparësi deri në momentin e fundit. Ndërkohë, presidenti i Portugalisë, António José Seguro, bëri thirrje për një marrëveshje të gjerë mes partive politike, me synimin për të miratuar masa afatgjata kundër krizës së strehimit.

Protestat synojnë të tërheqin vëmendjen te rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave, e cila po e vështirëson gjithnjë e më shumë aksesin në strehim për qytetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top