Kriza e çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

Qeveria greke ka prezantuar skemën “Fuel Pass” për të kompensuar kostot e rritura të karburantit, të ndikuara nga kriza energjetike dhe tensionet ndërkombëtare.

Programi synon të lehtësojë barrën ekonomike për shumicën e drejtuesve të mjeteve në vend.

Sipas gazetës “Kathimerini”, skema parashikon, 50 euro për pronarët e makinave që jetojnë në territorin kontinental (pra, pjesa tokësore e Greqisë, jashtë zonave ishullore). 60 euro për banorët e zonave ishullore, ku kostot e transportit dhe furnizimit janë më të larta. 30 euro për pronarët e motoçikletave në territorin kontinental. 35 euro për motoçikletat në ishuj.

Skema zbatohet për persona fizikë, përfshirë të vetëpunësuarit, me të ardhura vjetore deri në 25.000 euro për beqarët dhe 35.000 euro për çiftet e martuara, të rritura me 5.000 euro për secilin fëmijë. Autoritetet vlerësojnë se kjo mbështetje do të përfshijë rreth 75% të shoferëve në Greqi.

Çmimet e karburantit kanë pësuar rritje të ndjeshme pas krizës në Lindjen e Mesme. Në territorin kontinental, benzina ka kaluar mbi 2 euro për litër, ndërsa në disa ishuj ka arritur deri në 2,35 euro për litër.

Për shkak të varësisë së lartë nga importet e energjisë nga Gjiri Persik (rreth 36% e totalit), Greqia është ndër vendet më të prekura në Evropë.

Skema “Fuel Pass” shihet si një masë e rëndësishme për të zbutur efektet e krizës energjetike tek qytetarët. Ajo synon të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për drejtuesit e mjeteve, duke balancuar kostot mes zonave tokësore dhe atyre ishullore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top