Kritikat dhe mesazhet e hidhura/ Elseid Hysaj mbyll rrjetet sociale

Ajo ulje instiktive e kokës kur Barela gjuajti topin në rrjetë e shndërroi mbrojtësin e kombëtares, Elseid Hysajn në shënjestrën e rrjeteve sociale. Ulja e kokës për t’i hapur rrugë topit u bë objeket memesh të shumta në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin tifozët që i kujtonin Hysajt modelin e paprekur të flokëve.

Komentet e shumta, gjuha e urrejtjes dhe kritika e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale.

Jo vetëm për ndeshjen e djeshme, por në përgjithësi kohët e fundit, Hysaj ka qenë një nga më të kritikuarit nga tifozët. I pyetur pak ditë më parë rreth kësaj çështje, mbrojtësi i Lazios u përgjigj duke treguar se ka 12 vite në Serie A dhe se i njeh të mirat e gabimet e veta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top