“Kristjan, gjej një skuadër tjetër”: Drejtori Ausilio i mbyll Asllanit derën e Inter

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka treguar se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani mund të largohet nga klubi për të kërkuar më shumë vazhdimësi në lojë. Vendimi hap skenarë merkatoje për Interin, ndërsa Asllani mund të gjejë mundësi të reja për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar në një kontekst tjetër.

Gjatë një eventi, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka dhënë disa deklarata për mikrofonat e Sky Sport në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, pas tre sezonesh te zikaltrit, mund të kërkojë aventura të reja për të luajtur me më shumë vazhdimësi. Ausilio ka shprehur qartë synimin e klubit për të gjetur një sistemim të ri që të vlerësojë talentin e lojtarit.

Mesazhi i Ausilios
Gjatë intervistës, Piero Ausilio nuk e ka fshehur qëllimin e klubit për të ardhmen e Asllanit. Ai ka deklaruar: “Mendojmë që pas tre vitesh është e drejtë edhe për të, ia kemi thënë dhe ia kemi komunikuar atij dhe agjentit, ndoshta ka ardhur momenti për të gjetur mundësi të tjera për të luajtur me vazhdimësi. Gjithsesi është i fortë dhe ka bërë 100 paraqitje me Interin.”

Fjalët e drejtorit sportiv tingëllojnë si një hapje, por edhe si një qëndrim i qartë. Interi njeh vlerën e lojtarit dhe, pikërisht për këtë arsye, beson se një projekt jashtë mund të jetë në të mirë të karrierës së tij. Sigurisht, nuk është kurrë e lehtë të lësh një skuadër si Interi, sidomos pasi ke arritur një objektiv si 100 paraqitje, por ndonjëherë rrugët duhet të ndahen për të mirën e të dyja palëve.

Asllani te Inter
Asllani e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në dy vitet e tij të para në shtëpinë Inter. Shqiptari ka grumbulluar vetëm shtatë paraqitje si titullar nga 29 prezenca sezonale në sezonin 22/23, ndërsa në sezonin e titullit ka grumbulluar nëntë ndeshje nga minuta e parë nga 31 prezenca. Vitin e kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike të Calhanoglu, minutazhi i Asllanit u rrit ndjeshëm me shqiptarin që arriti kuotën e 20 paraqitjeve si titullar nga 39 prezenca sezonale. Sidoqoftë, edhe me më shumë mundësi në fushë, Asllani nuk arriti të imponohej dhe për këtë arsye në shtëpinë e Inter ka hapje për shitjen e ish-lojtarit të Empolit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top