Kristen Stewart shpërthen ndaj pabarazisë në Hollywood:

Aktorja dhe regjisorja Kristen Stewart nuk u përmbajt gjatë fjalimit të saj kryesor në “Academy & Chanel Women’s Luncheon 2025”, mbajtur të martën, më 4 nëntor në Los Anxhelos.

Aktorja, e cila do të debutojë si regjisore me filmin “Chronology of Water” në dhjetor, foli hapur për pengesat që gratë kineaste vazhdojnë të përballen në Hollywood.

“Pas lëvizjes Me Too, u duk sikur historitë e treguara nga gratë do të merrnin më në fund vëmendjen që meritojnë, se do të na lejohej të shprehnim përvojat tona pa filtra,” tha Stewart përpara një audience që përfshinte emra si Kate Hudson, Julia Louis-Dreyfus, Riley Keough, Felicity Jones, Tessa Thompson, Alicia Silverstone, Barbie Ferreira, dhe regjisorja Patty Jenkins.

Por, me projektin e saj të parë të madh si regjisore tashmë të përfunduar, ajo shtoi me zhgënjim:

“E kam provuar vetë sa e vështirë është të krijosh çdo kornizë të një filmi kur përmbajtja shihet si ‘shumë e errët’ apo ‘shumë tabu’. Realitetet e grave shpesh shkaktojnë neveri apo refuzim.”

Më pas, ajo foli me zemërim për pabarazinë gjinore që sipas saj po “mbyt” industrinë e filmit.
“Mund të flasim për hendekun e pagave apo taksat për produktet menstruale, por dhuna e vërtetë është heshtja. Na bëjnë të ndjejmë sikur nuk duhet të jemi të zemëruara. Por unë mund ta ha këtë podium me pirun dhe thikë nga inati,” u shpreh ajo.

Stewart theksoi se gratë kanë të drejtë të tregojnë historitë e tyre, duke përmendur se mundësitë për ta bërë këtë janë gjithnjë e më të pakta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top