Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.
Informacionet e para flasin për ekzistencën e një të plagosuri, i cili nuk është gjetur në vendngjarje nga policia, si dhe askush tjetër të përfshirë në ngjarje.
Por pak më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thotë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna.
Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.