Krijimi i qeverisë së re, Macron emëron 18 ministrat e kabinetit “Lecornu”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar 18 ministra në procesin për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Sébastien Lecornu, njoftoi zyrtarisht Pallati Élysée.

Mbledhja e parë e kabinetit do të zhvillohet nesër pasdite, me pjesëmarrjen e Macron-it, ndërsa kryeministri Lecornu pritet të mbajë fjalimin e tij të përgjithshëm politik të martën, sipas raportimeve nga mediat franceze.
Ndryshimet kryesore në kabinet përfshijnë:

Roland Lescure, Ministër i Ekonomisë.
Bruno Le Maire merr postin e Ministrit të Forcave të Armatosura.
Bruno Retailleau, do të mbetet Ministër i Brendshëm.
Gérald Darmanin është riemëruar Ministër i Drejtësisë.

Në kabinet janë konfirmuar gjithashtu:

Ish-kryeministrja Elisabeth Borne si Ministre e Arsimit,
Ish-kryeministri Manuel Valls për Territoret Jashtë Shtetit,
Jean-Noël Barrot (MoDem) si Ministër i Punëve të Jashtme,
Catherine Vautrin për Shëndetësinë dhe Punën,
Rachida Dati si Ministre e Kulturës
Amélie de Montchalin mbetet Ministre e Llogarive Publike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top