Meta prezanton kandidatin e Primareve në Kurbin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuara kandidatin e Primareve në Kurbinka zhvilluar një takim me Kryesisë të Kurbinit, së bashku me kandidatin e “opozitës të bashkuar”, siç e quan ai, Behar Haxhia.

Meta shprehet bashkia e Kurbinit do të shkojë drejt fitores me në krye kandidatin Haxhia.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në takimin e Kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z.Behar Haxhia për kryebashkiak në 14 Maj!

Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z.Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 Majit të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t’u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.

I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm.

Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.

Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Kënaqësi që listën e këshilltarëvë tanë do ta drejtojnë z.Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri”, shkruan Meta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top