“Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti”. Sylvinho është entuziast, pavarësisht humbjes 0-2 përballë Anglisë. Tekniku brazilian ka parë skuadrën e tij të funksionojë, duke patur shanset të shënonin në portën angleze, por pas golit të parë të Kane ritmi ra: “Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë”.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Tani, me kualifikueset të mbyllura, mendja është e gjitha te ndeshjet në mars në gjysmëfinalen e finale e playoff, me shortin që do të hidhet në 20 nëntor. Sylvinho mund të ketë një ide se si mund të luhet përballë kundërshtarëve të një niveli të lartë: “Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë”. Sipas asaj që duket, të paktën deri tani, në vazon e dytë (me të cilën do të ndeshet Shqipëria, e pozicionuar në vazon e tretë) kundërshtarë do të jenë Republika Çeke, Sllovakia, Skocia e njëra mes Uellsit ose Islandës: “Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera”.
Në fund edhe një konstatim për Brojën, për të cilin Asllani tregoi një detaj të rëndësishëm, se kavilja nuk ishte e fryrë. Megjithatë, deri kur të kryhet rezonanca magnetike, asgjë nuk mund të thuhet: “Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, e mbylli Sylvinho.