Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy nëse është e nevojshme. Kësht tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ndërsa bisedimet për Ukrainën janë duke u zhvilluar në Arabinë Saudite.
“Vetë Putini ka thënë se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelensky nëse është e nevojshme”, tha Peskov.
Ai shtoi se baza ligjore për marrëveshjet duhet të diskutohet, duke pasur parasysh mundësinë që legjitimiteti i Zelenskyy të vihet në pikëpyetje.
I pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, Peskov u përgjigj se kjo është e drejta sovrane e çdo vendi dhe se ata nuk do të thonë se çfarë duhet të bëhet.
“Meqenëse po diskutojmë për proceset integruese dhe ekonomike, askush nuk mund t’i imponojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë atë. Por kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, mbrojtjes apo aleancave ushtarake, atëherë ne po flasim për diçka krejtësisht tjetër. Kjo është një çështje tjetër dhe të gjithë e dinë mirë këtë”, përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.