Krasniqi, e argjendtë në Paris 2024: xhudistja kosovare mundet në finale nga Keldiyorova

Distria Krasniqi rrëmben medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Paris 2024. Mund të kishte shkuan edhe më mirë, por në finalen me uzbeken, xhudistja kosovare nuk arriti të imponohej duke u limituar me një vend të dytë olimpik, që është gjithësesi impresionues.

Në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë, Distria Krasniqi nuk arriti dot të përsëriste suksesin e tre viteve më parë, kur në Tokio mori medaljen e artë. Atëherë kosovarja garonte në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa tani me peshë të rritur, është dorëzuar përpara uzbekes Diyora Keldiyorova. Një kapje e fundit e uzbekistanases dhe Distria Krasniqi detyrohet të kënaqet me medaljet e argjendtë, por që është e para për Kosovën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

28-vjeçarja, që është pjesë e forcave të armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri, kjo me gradën kolonele, e ka kaluar raundin e parë pa u ndeshur. Më pas në 1/16 të finaleve dhe në çerekfinal arriti që t’i mposhtte kundërshtarët me IPPON. Në gjysmëfinale përballë saj ishte italiania Giuffrida, ndërsa Krasniqi arriti të fitojë në kohën shtesë, atëherë kur kundërshtarja e saj u skualifikua për shkak të tre kartonëve të verdhë, që në gjuhën e këtij sporti njihen shido.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top