Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet

Njoftimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur polemika të shumta. Mbështetësit e qeverisë e konsideruan atë në kor si një çertifikim të zgjedhjeve ndonëse aty as nuk urohej Edi Rama apo kabineti i tij, por përmendej vetëm populli shqiptar. Pikërtisht të njëjtin fakt, komentuesit pranë opozitës e përkthyen si një distancim nga kjo qeverisje shefi i së cilës as nuk urohej as nuk ekzistonte në tekst. Madje ata bënë edhe një krahasim me deklaratën e departamentit të sbtetit në kojmhë të demokratëve që e uronte Ramën për fitoren historike të mandatit të tretë. Në raport me atë që u tha në zgjedhjet e 2021 mesazhi qe i thatë dhe shumë më i zbehtë e i tërhequr.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada.

Për të kuptuar më mirë domethënien e këtij mesazhi është mirë që ai të krahasohet dhe vihet në kontekst. Lapsi.al ka zgjedhur ta krahasojë atë me mesazhin amerikan për zgjedbjet presidenciale në Rumani, që u zhvilluan menjëherë pas tonave. Dihet ditur se në këto zgjedhje fitoi një kandidat anti Trumpist dhe se zv presidenti amerikan Vance i kritikoi ato në fjalimin e Mynihut, si rrefuzim të elitave për të dëgjjar zërin e popullit. Por me gjithë këto divergjenca ambasada e SHBA në Bukuresht njoftoi të martën, një ditë pas përfundimit zyrtar të numërimit të votave në zgjedhjet presidenciale rumune, se ata mezi presin të bashkëpunojnë me presidentin e ri, Nicușor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të instalohet. Pra ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiranës që përgëzoi popullin, iu drejtua me emër fituesit.

„Mezi presim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,” shkruan zyrtarët e përfaqësimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rumani në Facebook. Mjafton edhe ky krahasim i thjeshtë për të kuptuar diferencën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top