KQZ vendos, zgjedhjet në Rrogozhinë mbahen më 23 korrik

Zgjedhjet për kryetarin e ri të në Bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin ditën e sotme për të mbajtur procesin zgjedhor sërish në këtë bashki pas denoncimeve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në nxjerrjen e rezultatit.

Kështu, në 23 korrik qytetarët e Rrogozhinës do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.

Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit, i cili do mbahet në 23 korrik.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top