KQZ regjistron tre koalicionet zgjedhore/ Berisha, Lapaj e Alibeaj zyrtarisht në garë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 3 koalicionet zgjedhore, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, “Djathtas për Zhvillim” dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhëshotre” do të udhëhiqet nga Partia Demokratike dhe ka në përbërjen e saj Partinë e Lirisë dhe aleatë të tjerë si Partia Republikane, PBDNJ, PAA, etj.

Negociatat për përpilimin e këtij koalicioni vijuan deri ditën e djeshme në selinë e demokratëve, ndërsa dokumenti zyrtar u dorëzuar pranë përfundimit të afatit.

Sakaq, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të përbëhet nga partia Djathtas 1912 që ka në përbërje Enkelejd Alibeajn dhe ish-figura të tjera të PD dhe partinë LZHK, të drejtuar nga Dashamir Shehi.

Nga ana tjetër koalicioni “Nismë Shqipëria Bëhet”, ka në përbërje Lëvizjen Shqipëria Bëhet të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Nismën Thurje, të drejtuar nga Endrit Shabani.

Lapaj do të jetë edhe drejtuesi i këtij koalicioni, siç është bërë me dije gjatë firmosjes së bashkëpunimit mes palëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top