KQZ ka përditësuar shifrat deri në orën 11:00. Nga të dhënat raportohet se kanë votuar 13.59 % e zgjedhësve. Shkak për këtë pjesëmarrje të ulët mund të jenë problemet me pajisjet elektronike, por edhe moti jo shumë favorizues me shi.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në këto zgjedhje të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë. Nga këta, 122 mijë e 545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Ata do të votojnë në 5 mijë e 211 qendra votimi në të gjithë vendin.