Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi paralajmëroi kryebashkiakët në detyrë që përurimet e investimeve t’i bëjnë pa funksionarët politikë të pranishëm, në të kundërt do të gjobiten.
Pyetje: Ministrat në pushtet nuk e ndalin turravrapin e përditshëm dhe bëjnë inspektime të investimeve me fonde publike. Si do të zbatohet ligji?
“Për disa prej tyre jemi në proces verifikimi, në lidhje me këtë që ju thoni. Qoftë kryetarët e bashkive apo funksionarët e tjerë publikë janë të lirë të ushtrojnë kompetencat e tyre, por është e dënueshme nëse këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë. Nëse shkojnë për punë, nuk ka asnjë arsye, nuk mund të shkojnë me deputetë apo funksionarë publikë.”