KQZ nuk i regjistroi në zgjedhje, zbulohet lëvizja e Berishës

Pasi KQZ vendosi që të mos regjistrojë Sali Berishën si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit, është vendosur që sot të dorëzohet në KQZ koalicioni i opozitës.

Mësohet se në këtë koalicion do të marrin pjesë partitë, PL, PBDNj, PDK, ndërsa ka bisedime të hapura me Ballin Kombëtar Demokrat.

Po ashtu bëhet e ditur se kandidatët e këtij koalicioni për kryetar bashkie, do të jenë ata të dalë nga Primaret, ndërsa listë të përbashkët do te ketë edhe për keshillat bashkiakë. Ndërsa anëtarët e këshillave bashkiak do të vendosen në raport me peshën elektorale të partive të koalicionit.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se emri i koalicionit me të cilin do të futet PD e Berishës dhe partitë e tjera në zgjedhjet lokale të 14 majit, me shumë mundësi do të jetë si ajo e 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top