KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, “shpërthen” Lefter Maliqi

Pas mbarimit të seancës kur KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin, ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi e konsideroi një turp.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë. Është një turp dhe një skandal. Ky që bën ky është turpi më i madh i Shqipërisë. E kemi miratuar vetë në Parlament që kur nuk deklaron i ndërpritet mandati. Këta nuk pyesin as për Parlament, as për Gjykatë të Lartë dhe as për Gjykatë Kushtetuese”, tha midis të tjerash Maliqi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top