KQZ dorëzon në SPAK dokumentacionin e plotë e dy tenderave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentacionin e plotë të dy procedurave tenderuese të zhvilluara nga ky institucion në vitet 2020 dhe 2021.

Dokumentet në fjalë u kërkuan nga SPAK përmes një shkrese të firmosur nga Altin Dumani më 16 gusht, për nevojën e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme mbi këto dy procedura.

Referuar shkresës së mbërritur në KQZ, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”, të vitit 2020 dhe atë për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.

Dokumentacioni i kërkuar i është vënë në dispozicon Prokurorisë së Posaçme. Të dy tenderat që po verifikohen nga SPAK janë fituar pa garë nga kompania përkatëse dhe se vlera fituese e të cilëve ka qenë e afërt me vlerën e fondit limit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top