Kourtney shpërthen ndaj Kim: Narcisiste

Kourtney Kardashian e quajti motrën Kim Kardashian “narcisiste” pasi dyshja patën një debat për vendimin e kësaj të fundit për të punuar me shtëpinë italiane të modës.

Gjatë premierës për sezonin e katërt të “Kardashians” të Hulu, themeluesja e Skims telefonoi motrën e saj për t’i shpjeguar se ajo kishte ende detyrime kontraktuale me markën.

Kourtney përsëriti faktin se ajo nuk mendonte se “ishte veprim i bukur” mënyra se si u shpalos gjithçka. Ajo shtoi se e gjithë kjo e bëri atë “të mos dëshironte të ishte më pranë” familjes së saj, duke e shtyrë Kim-in që – edhe një herë – të këmbëngulte se ajo nuk po komplotonte me Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana gjatë dasmës italiane të Kourtney.

Sidoqoftë, gjërat u përshkallëzuan shpejt pasi Kourtney pretendoi se Kim “pa” atë që ajo po bënte dhe “e donte” dhe “e mori duke e bërë më të madhe”.

Megjithatë, Kim argumentoi se asaj nuk i pëlqente atmosferën e dasmës së Kourtney-t dhe e kritikoi si dasmë “jo dhe aq origjinale”.

“Ti po flet për detajet sepse është gjithçka që mendja jote egoiste mund të mendojë,” tha Kourtney qartësisht e shqetësuar. “Nuk mund të durosh që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ti erdhe në dasmën time, nuk mund të ishe e lumtur, u ankove që nga momenti kur arrite deri kur u largove.”

Kim më pas i tha motrës së saj se ajo është një “person tjetër” tani, duke vënë në dukje se të gjithë miqtë e saj të ngushtë dhe familja e kanë vënë re gjithashtu .

“Ti gjithmonë më akuzon mua dhe unë po përpiqem shumë të të kuptoj kuptoj dhe të telefonoj”, vazhdoi Kim, përpara se të ndërpritej nga Kourtney. “Bëhet fjalë gjithmonë për ty! Ti je narcisiste. Gjithçka ka të bëjë me ty”, u përgjigj Kardashian.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top