Kosova viziton “Estadi Nacional”, Ishujt Faroe presin Poloninë në grupin tonë: ja ndeshjet e mbrëmjes

Shqipëria nuk është e vetmja që luan ndeshjen e saj kualifikuese, drejt Euro 2024. Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe 17 kombëtare të tjera, përfshirë dardanët. Kosova do të jenë të impenjuar në transfertë me Andorran, në kërkim të fitores së fitores së parë në këtë fushatë eliminatore.

Në 6 ndeshje, Kosova ka vetëm 4 barazime e 2 humbje, por ka mundësi të provojë fitoren, duke qenë se luan në letër kundër kundërshtarit më të dobët në Grupin I. Skuadra e teknikut Primoz Gliha do të përballet me Andorrën, duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin “Estadi Nacional”. Dardanët ndodhet në vendin e 5 me 4 pikë pas 6 ndeshjeve, dy mbi Andorran e vendit të fundit. Grupi I udhëhiqet nga Zvicra me 14 pikë, e ndjekur nga Rumani me 12 e Izraeli me 11. Ndeshja e tyre me kryesuesit helvetë është shtyrë për shkak të konfliktit të armatosur ku është përfshirë Izraeli.

NDESHJET E TJERA
Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të përqendrohet edhe në ndeshjen tjetër të Grupit E, ku bën pjesë Shqipëria. Ishujt Faroe do të presin Poloninë, që ka synimin të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të shpresuar kualifikimin. Polakët kanë 6 pikë, -4 nga kuqezinjtë dhe kërkojnë të rikthehen në lojë. Duket e vështirë për vendasit të përballojnë Poloninë, që ndeshjen e fundit e ka me Çekinë. Interesante në Grupin A përballja mes Spanjës e Skocisë, por edhe ajo në Grupin D ku Kroacia pret Turqinë.

Euro 2024 Qualification: Group A
20:45 Cyprus – Norway
20:45 Spain – Scotland
Euro 2024 Qualification: Group D
18:00 Latvia – Armenia
20:45 Croatia – Turkiye
Euro 2024 Qualification : Group E
20:45 Albania – Czech Republic
20:45 Faroe Islands – Poland
Euro 2024 Qualification: Group I
20:45 Andorra – Kosovo
20:45 Belarus – Romania
Shtyhet/ Israel – Switzerland

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top