Kosova pret vendimin për krerët e UÇK-së, sot “Marshi për Liri” në Prishtinë

Sot në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës.

Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë.

Nga një foto e ndarë nga platforma, në shesh shihen posterët me fotot e Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, shoqëruar me mesazhin “Kosova po pret” dhe sloganin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm.”

I pranishëm do të jetë edhe Taulant Balla, i cili u bëri thirrje shqiptarëve ta mbështesin marshimin.

Më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë, ndërsa 50 veteranë kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt saj për të mbështetur ish-komandantët e UÇK-së.

Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e UÇK qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë para Gjykatës Speciale për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa procesi ka nisur në prill 2023. Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK.

Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e tyre dhe mohuan akuzat e ngritura nga prokuroria duke i cilësuar si të pabazuara në fakte apo të vërteta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top