Kosova në zgjedhje të reja, Vjosa Osmani shfaqet me foton e Rugovës në sfond

Ish-presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook u ka bërë thirrje popullit të Kosovës për t’u bashkuar në një “mision” për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.

Ajo e ka cilësuar “natë të rëndë për Kosovën” dështimin e së martës për të zgjedhur presidentin dhe rrjedhimisht dërgimin në zgjedhje të reja.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momentet më të rënda. Ka ardhur momenti që të japim dashuri për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, thotë Osmani.

Gjatë dy ditëve që u zhvilluan seancat (27-28 prill), opozita bojkotoi vazhdimisht duke bërë që në sallë të mbeteshin vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm. Në sallë duhet të ishin të paktën 80 deputetë, ndërsa ndodheshin 64.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top