Kosova heq tarifën ndaj produkteve nga SHBA-ja/ Kurti: Ndikim në shkëmbimet tregtare

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të heqë tarifën doganore për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se kjo dëshmon për marrëdhëniet e mira me SHBA-në.

“Tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top