Kosova gati për ndeshjen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë kundër Sllovenisë në stadiumin “Stozhice”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, shkruan Gazeta Metro.

 


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe se të gjithë futbollistët janë gati për sfidën e mbrëmjes.

 

“Dardanët zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paradite, me fokus maksimal dhe energji të plotë”, bëri të ditur FFK, duke theksuar se ekipi është i motivuar për të marrë rezultat pozitiv.

 

Kjo ndeshje është e parafundit në fazën e grupeve. Kosova mban vendin e dytë me 7 pikë, tre më pak se Zvicra lidere, me të cilën përballet të martën. Sllovenia është e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund me vetëm 1 pikë nga katër ndeshje.

Përballja Slloveni–Kosovë nis në ora 20:45. /gazetametro.net

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top