Kosova e sfidon sot Norvegjinë e Haaland, ‘Dardanët’ synojnë fitoren në Oslo

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Ndeshja do të luhet nē Oslo me fillim nga ora 19:00.Ky është testi i fundit për Dardanët para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Në konferencën për media para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Foda theksoi se gjatë këtyre gjatë ditëve të grumbullimit kanë punuar mjaft mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të treguar paraqitje të mirë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top