Korreshi: Ne i qamë hallin Karçanajt, ajo del me rroba banjo në jug

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë disa batuta në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ish-drejtoreshës së AKSHIT Mirlinda Karçanajt. Në mbledhjen e sotme, Korreshi theksoi se teksa këta po i qanin hallin Karçanajt se kush do i paguante qiranë, ajo dilnte me rroba plazhi në jug të vendit me pushime.

Po ashtu Korreshi ka ngritur dhe shqetësimin e pastrimit të parave me anë të sektorit të ndërtimit në vend. Në fund të fjalës së tij, Korreshi ka ngritur pyetje se kush i ble kullat që e kanë çmimin 6 mijë euro metri katror.

”Pastrimi i parave, është bërë një lavatriçe shumë e madhe. Nuk e themi vetëm ne si opozitë por edhe prokurorë italianë e gjermanë. Në çdo emision jemi bërë si ajo gjyshja që tregonte përralla të shtunën. Të gjithë thonë që mafia shqiptare është shumë e rrezikshme dhe të gjithë e kanë hallin te pastrimi i parave. 6 mije euro metri në kulla, kush i merr këto kulla? Në dijeninë e të gjithëve dimë se kush po ndërton në Tiranë, një pjesë e mirë nën emra, apo problemin e lekëve me fajde. Dimë edhe kush po ndërtojnë në jug.
Nga buron i gjitha ky lek në ndërtim ku 95 për qind e shqiptarëve nuk arrijnë dot të marrin një shtëpi në Lushnje jo më në Tiranë. Ju thoni shteti do t’ua lërë barrë bankave dhe noterëve por ata e kanë pasur. Karçani e shkretë nuk kishte shtëpi ishte me qera, qamë hallin kush do t’i paguante qeranë se iku edhe nga detyra. Kur ajo del në Palasë me rroba banje. Nga 2013 e dimë që çdo gjë është online, pse nuk janë zbuluar, a ka kapacitet kjo ndërmarrje të verifikojë kaq kontrata?”, tha Korreshi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top