UEFA ka nisur procedimin disiplinor ndaj dy futbollistëve të Spanjës, Rodri dhe Alvaro Morata, për sjelljen e tyre gjatë festimeve të triumfit në Kampionatin Evropian 2024 në Madrid më 15 korrik. Në veçanti, sulmuesi i ri i Milan dhe mesfushori i Manchester City brohoritën “Gjibraltari është spanjoll”, si një tallje me kundërshtarët e tyre anglezë që u mundën në finale.
“Akuzat ndaj Rodri dhe Morata – lexohet në një shënim të UEFA-s – kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme të sjelljes, shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, përdorimin e ngjarjeve sportive për ngjarje jo sportive, diskreditimin e sportit të futbollit dhe në veçanti UEFA-s. Organi disiplinor, i etikës dhe kontrollit i UEFA-s (Cedb) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur”.
Fabian Picardo, përfaqësuesi më i lartë politik i Gjibraltarit, reagoi menjëherë për këtë çështje. “Të përziesh një fitore sportive me një kor që i jep lavdi politikës diktatoriale të një vrasësi serial si Franco e qëllimit të regjimit të tij fashist për të pushtuar territorin ngjitur, i cili ndër të tjera është gjithashtu një komb i UEFA-s, është më shumë se i neveritshëm. Bën pis sportin dhe fitoren e arritur në fushë”. Ai i kërkoi Federatës së Futbollit të Gjibraltarit të dërgonte një protestë zyrtare në UEFA dhe kjo u bë menjëherë.
Rodri: “¡Es español, Gibraltar es español!”.
Morata: “Que tú juegas en Inglaterra, socio”.
Rodri: “Me da igual”.
HONOR pic.twitter.com/M3ttgub3zl
— Unai Cano (@unaicano10) July 15, 2024