Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë të enjten, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Tokio për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ku pritet të diskutohet mbi mënyrat për t’u kundërpërgjigjur ndaj Veriut.

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa të shumta këtë javë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë stërvitjet të përbashkëta ushtarake që Pheniani i ka dënuar si veprime armiqësore.

Në një deklaratë të enjten, ushtria koreano-jugore tha se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore.

Edhe qeveria japoneze konfirmoi lëshimin e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale.

Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol do të shkojë në Japoni për takimin e parë të këtij niveli me kryeministrin Fumio Kishida në më shumë se një dekadë, pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.

Si pjesë e përpjekjeve, dy aleatët e SHBA-së kanë rënë dakord të ndajnë informacione në kohë reale të hedhjes së raketave nga Koreja e Veriut dhe janë angazhuar të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak.

 

Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Ukrainën

8 ditë betejë me flakët në Darëzezë, si u rrezikua gjatë natës një banesë

PE diskuton sot për sulmin ndaj policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre/ Luftëtarët e Wagner: Tradhtar

BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe ushtarakisht nga NATO

Mblidhen krye diplomatët evropian në një takim të pa paralajmëruar në Kiev

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top