Qarku i Korçës vijon të jetë problematik në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta.
OSHEE njofton se, janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku 11 fidera rezultojnë të stakuar, 8 prej tyre pjesërisht. Aktualisht, 1 995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje. Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton probleme.
Furnizimi me energji për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht dhe ekipet e OSHEE-së janë në gatishmëri për riparime. Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke përmbytur rreth 3 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit. Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika madhore.
Aksi Qafë Plloçë–Qukës vijon të jetë i bllokuar për shkak të inerteve, ndërsa në fshatin Dardhas po punohet për krijimin e një bypass-i. Rruga e fshatit Denas mbetet e bllokuar derisa të ulet niveli i ujit.