Korçë/ Mbërrijnë me makina të ushtrisë materialet zgjedhore (FOTO)

Kanë mbërritur edhe në Korçë materialet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërkohë po vijon shpërndarja për gjithë qarkun. Objektet që do të përdoren si ZAZ do të monitorohen nga policia e shtetit në mënyrë të pandërprerë.

Korçë

Në bashkinë e Korçës ka 2 ZAZ, nr. 73 dhe 74 dhe mbi 100 mijë votues. Më herët materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në bashkinë e Pogradecit, ku ka 1 ZAZ me nr. 69 me mbi 70000 votues dhe 106 QV.

Nënkryetari i ZAZ 69 në Pogradec, Mondi Mekolli ka folur për këtë proces duke bërë të ditur se nuk ka pasur problematika.

Procesi pritet të vijojë dhe ditën e shtunë në mbrëmje me shpërndarjen e këtyre mjeteve në qendrat e votimeve, par t’i hapur rrugë ditës së diel kur do të mbahen zgjedhjet. Qarku i Korçës ka 7 KZAZ me numra 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75. Nga viti 2021 në qark kanë qenë 427 QV dhe 284373 votues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top