Korça zgjohet e “zbardhur” sot, borëpastrueset vijojnë punën në terren

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve rrugore. Në veçanti, aksin Boboshticë-Dardhë stafi rrugor po e pastron me borëpastruese dhe po hedh kripë për të lehtësuar qarkullimin.

Sipas prefekturës lokale, deri tani nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha akset kryesore të rajonit.

Për të siguruar që trafiku të mos pengohet, Drejtoria Qendër-Lindje e Autoritetit Rrugor Shqiptar monitoron në kohë reale gjendjen e rrugëve dhe është gati të ndërhyjë menjëherë aty ku situata mund të përkeqësohet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top