Prej disa ditësh, në qytetin e Korçës vijojnë reshjet e dëborës. Sipas informacioneve reshje intensive janë shënuar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë ku trashësia ka shkuar 10 cm.
Reshje dëbore ka pasur edhe në segmentin e Voskopojës e po ashtu në Qafën e Qarrit po me intensitet të ulët. Kontraktorët janë në terren. 3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit.
Pjesa tjetër ndodhen të shpërndara në gjithë qarkun e Korçës dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të krijuar nga moti.