Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë. Në ankimim thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.
Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.