Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit/ Kapen celularë, arrestohet një i burgosur dhe procedohen 9 persona

Policia ka kryer kontrolle në burgjet e Fierit dhe Peqini, ku në lidhje me këtë ka arrestuar një të burgosur dhe ka proceduar penalisht 9 persona. Gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit u konstatua një aparat celular. Ai akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një person me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme përkatësisht në Prokuroritë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top