“Kontrata ilegale, merkato e zezë…” Sulm frontal i Fenerbahce ndaj Galatasaray

Në Turqi nuk qetësohet stuhia e shkaktuar nga arbitrimi, pas vendimit të Adana Demirspor për të braktisur fushën në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar në mënyrë tepër bujare për Dries Mertens. Vetëm disa orë pas këtij episodi, Fenerbahce, që ndjek Galatasaray në renditje, reagoi me një postim të ashpër në Twitter: “Me kontratat tuaja të paligjshme, reklamimin e biletave në tregun e zi dhe bastet ilegale, vazhdoni të mashtroni shtetin tonë dhe Federatën Turke të Futbollit. Me mediat tuaja të kontrolluara dhe deklaratat hipokrite, vazhdoni të mashtroni opinionin publik. Vazhdoni të mashtroni arbitrat dhe tifozët e futbollit me lojtarët tuaj që prej vitesh veprojnë në mënyrë të pandershme! Falë jush, nuk ka mbetur më as besim dhe as drejtësi! Por ju jeni gjithmonë më të pafajshmit dhe më të viktimizuarit! Urime, çfarë i keni bërë futbollit turk!”

Mourinho sulmon sërish – Portugezi ndez debatin
Jose Mourinho, i cili prej muajsh ka akuzuar hapur rivalët, nuk e humbi rastin për të rritur tensionet pas protestës së Adana Demirspor. Ai postoi në Instagram pamjet e përsëritura të penalltisë së dhënë për Mertens, duke provokuar një reagim të menjëhershëm nga tifozët e Fenerbahce me një mesazh të unifikuar: “We are clean” (Ne jemi të pastër), duke iu referuar deklaratave të tij të forta në nëntor të vitit të kaluar.

Deklarata e presidentit të Fenerbahce
Şekip Mosturoğlu, president i bordit drejtues të Fenerbahce, theksoi rëndësinë e reformave urgjente për të pastruar sistemin: “Për aq kohë sa institucionet nuk i përmbushin detyrimet e tyre ligjore, kjo farsë do të vazhdojë pa ndalim. Ne presim që Federata Turke e Futbollit dhe organet e saj të bëjnë atë që duhet sonte për të shkatërruar këtë sistem të ndyrë, jo për të treguar mëshirë. Mos harroni se askush nuk është i pazëvendësueshëm,” – deklaroi presidenti Mosturoğlu për Fanatik. Tensioni në futbollin turk mbetet i lartë, me rivalitetin mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt që po arrin një tjetër nivel pas këtyre polemikave.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top