Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha para mediave pas daljes nga takimi me Presidentin Bajram Begaj, se propozuan datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve. Klosi tha se kjo është data e fundit në afatin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se kjo zgjedhje u bë nga ana e socialistëve për t’i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës.
“Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës”, tha Klosi.
Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Teksa PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.