Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit që kishte me Edi Ramën, të enjten. Ai ka folur para mediave pas takimit ku ka thënë se së shpejti do të ketë takim Kurti – Rama, duke mos përmendur kohë.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Shqipëria që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”, ka thënë ndër tjera Konjufca.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top