Konjufca ironi me Ramën: E ka presionin e ndërkombëtarëve më shumë se ne!

Pas takimit me Edi Ramën, Glauk Konjufca e ironizoi atë duke thënë se kryeministri i Shqipërisë duket aq i shqetësuar për presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës, sa duket se e ndjen më shumë se vetë shqiptarët që jetojnë në Kosovë.

“Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, ka thënë kreu i kuvendit të Kosovës.

Më tej Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë lënduar, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top